Lufta në Ukrainë, nëntë të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson
Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson të Ukrainës.
Bombardimet kanë ndodhur gjatë kohës që banorët e zonës ishin duke u evakuuar nga përmbytjet që soli shkatërrimi i digës në Kherson.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nëpërmjet një postimi në Telegram.
Ministria e Brendshme përsëriti akuzat se Rusia braktisi njerëzit në territorin e pushtuar, duke thënë se “Rusia vazhdon të pengojë Ukrainën që të shpëtojë jetë njerëzish”.
Pak ditë më parë shpërtheu diga në Kheson, ku për pasojë u përmbytën zonat rreth saj e duke shkaktuar dëme ne sektorin e bujqërisë dhe blegtorisë. Sakaq deri më tani asnjë nuk ka marrë përsipër aktin, ndërsa Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën.