Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë mediumet ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” që të shkaktojnë dëme në Maqedoni
James Rubin, përfaqësues special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deklaroi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë me të cilin SHBA nënshkroi një memorandum mirëkuptimi në luftën kundër dezinformimit dhe se memorandume të tilla planifikohet të lidhen edhe me vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Sllovakinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Manipulime me informacionet është një problem serioz për Shtetet e Bashkuara. Është një problem në të gjithë botën. Ne zbuluam se në shumë raste Kina u jep disa mediave shërbimin e tyre të lajmeve falas me kushtin që ato të mos lejohen të përdorin shërbime të tjera lajmesh nëse duan të përdorin falas të tyren. Ne po përpiqemi ta parandalojmë këtë”, tha Rubin.
Lidhur me memorandumin e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut, Rubin theksoi se Shtetet e Bashkuara panë që media shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” ende transmetonin në Serbi dhe se ato po përdoreshin “për të ndërhyrë dhe për të shkaktuar dëm në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi”.
“Pra, nëse jetoni në Mal të Zi, mund të lexoni drejtpërdrejt dezinformatat ruse, në serbisht, që vijnë përmes Serbisë. Nuk bëhet fjalë për aq shumë për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje, sa është e rëndësishme të parandaloni që “Russia Today” dhe “Sputnik” të shkaktojnë dëme në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut”, sqaroi Rubin.
Rubin shtoi se për këtë arsye kemi lidhur një memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshje të tilla formalizojnë dëshirën e palës tjetër për ta trajtuar këtë problem me të njëjtin seriozitet si ne. Kjo nuk është një zgjidhje e problemit, por një demonstrim i vullnetit.