Grubi takoi gjeneralin amerikan që udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Zv/kryeministri i parë Artan Grubi ka pritur sot në zyrën e tij isb gjeneralin amerikan, Uesli Klark, i cili udhëhoqi sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999z
“Takimet me ish gjeneralin amerikan të NATO-së, Wesley Clark janë çdoherë kënaqësi e veçantë.
Bashkëbiseduam mbi rrugën europiane të vendit dhe rëndësinë e kontributit që duhet japin të gjithë për ruajtjen e stabilitetit rajonal përmes përforcimit të raporteve të fqinjësisë së mirë dhe në partneritet me BE-në dhe SHBA-të”, ka shkruar Grubi me këtë rast.