Maqedoni

Mickoski: Unë jam për një Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonas

I pyetur nëse partia të cilën e udhëheq do të pranonte formimin e një koalicioni të gjerë qeveritar, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, i ftuar në “360 Gradë” në Alsat thotë:

“Unë jam për qeveri në të cilën do të kemi unitet të zgjeruar kombëtarë maqedonas. Sepse tani jemi me qeveri në të cilën kemi gjithçka, por jo dhe unitet maqedonas. Kemi kryeministër i cili nuk ka legjitimitetin e popullit. Kemi një parti politike maqedonase, thënë kushtimisht, parti politike e cila i është nënshtruar pakicës, d.m.th është peng i atyre që në fakt qeverisin”, tha Mickoski.

Mendoni në VMRO-DPMNE-në, plus LSDM-në, minus BDI-në?

“Atë do ta përcaktojnë qytetarët në zgjedhje”, u përgjigj, Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk