Maqedoni

Ushtria e Maqedonisë pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë – blindat e lehtë JLTV Oshkosh të cilat janë prodhim amerikan, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Repubikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s.

Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.