Maqedoni

Grubi tregon cila është zgjidhja për tensionet në veriun e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“ Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar”.

“Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit”.

“Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook