Maqedoni

Mexhiti: Fraksionit të BDI-së po i bashkangjiten profesionistët e anashkaluar nga partia

Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” permes nje postimi ne Facebook, ka njoftuar se “fraksionit te BDI-se”, sot i eshte bashkuar Muamet Demiri, ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave.

“Me Muamet Demirin ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave, bartës i disa pozitave dhe detyrave të larta në institucionet publike dhe private përgjatë këtyre 20 viteve në Maqedoninë e Veriut. Sot Muameti është drejtor i përgjithshëm i një kompanie të huaj. Si kuadër i ri dhe premtues i BDI-së, ai, si dhe shumë ekspertë të tjerë të rinj, kanë kontribuar në parti që ajo të ngrihej në partinë më të suksesshme shqiptare në vend. Këtë lloj kuadri, të pastër dhe të suksesshëm ekspertësh, BDI-ja sot i ka mënjanuar tërësisht. Por Muamet Demiri nga sot u është rikthyer proçeseve politike duke u bërë pjesë e Fraksionit dhe shpresë për reformim të Bashkimit Demokratik për Integrim” ka shkruar Mexhiti