Maqedoni

Taravari: ASH do të vazhdojë që me mjete demokratike të mundësohet heqja e 20%-shit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për TV21 tha se do të vazhdojnë të kërkojnë heqjen e 20 përqindëshit që i referohet gjuhës shqipe, përcjell TV21. Taravari thotë se në grupin e punës është votuar propozimi i Qeverisë, por që me mjete demokratike do të vijojnë kërkesën për heqjen e 20%-shit.

“Në grupin punues është diskutuar edhe kjo çështje dhe ky grup punues që e ka propozuar këtë kanë qenë të detyruar të votohet praktikisht propozimi i Qeverisë, po kjo nuk e ka ndalur përfaqësuesin tonë në atë komision të ekspertëve që të tregon se do të votohet që të mos perceptohet sikur ASh i ndalon proceset është kundër eurointegrimve, por e ka thënë se ASh do të vazhdon edhe më tutje me të gjitha mjetet e mundshme natyrisht politike dhe demokratike të mundohet të ndryshon tërheqjen e 20% prej Kushtetutës”. deklaroi Taravari.