Erdogan: Kjo është fitore historike, tani e ka radhën fitorja në zgjedhjet lokale në Stamboll
Presidenti Rexhep Taip Erdogan pas fitores ka deklaruar se kjo fitore është bërë së bashku me popullin dhe se është një fitore historike. Ai tha se nuk do të ndalojnë së punuari për t’i realizuar qëllimet. Erdogan tha se zgjedhjet lokale janë afër dhe se do të kërkojnë fitore në Stamboll.
“Zgjedhjet 2024 janë duke na pritur neve. Në vitin 2024 ne do të jemi gati për të fituar. Ne nuk do të ndalojmë së punuari për atdheun”, tha Erdogan.
Erdogan tha se ata kanë fituar në 55 komuna.
“Zgjedhjet vinë dhe shkojnë, por ajo që duhet bërë ajo që shteti jonë nuk duhet të humb qëllimin e saj, solidariteti mes vete”, u shpreh Erdogan.
Erdogan tha se familja është e shenjtë për ta dhe se askush nuk mund t’i luftojë këto vlera, vlerat familjare.
“Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë premtimet dhe do të mbetemi në principin se nuk do të japim premtime të cilat nuk mund t’i realizojmë”, tha mes tjerash Erdogan.