Ish aktivisti studentor Ylber Jahiu: Zgjedhja e Kushtrim Ahmetit në krye të UT-së shpresë për të ardhmen e këtij Universiteti
Ish aktivisti studentor, Ylber Jahiu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka mbështetur kandidaturën e Rektorit në detyrë, Kushtrim Ahmetit për të cilin shkruan se është njeriu më i duhur për ta drejtuar këtë universitet, shkruan Infoshqip
“Universiteti i Tetovës është një nga tepujt e diturisë më i jashtzakonshmi pasi themelet e tij janë larë me gjak dëshmori dhe është ndërtuar me markat, frangat e mërgatës sonë dhe arin nënave dhe motrave tona.
Sot pas kaq vitesh, është momenti që përfundimisht politika të largohet nga ky Universitet dhe kjo mund të vij vetëm nëse në këtë vend do të jetë Kushtrimi.
Pse duhet të jetë Kushtrimi?
Kushtrimi ishte student i fakultetit Filozofik, aso kohe quhej Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve. Kushtrimi ishte ndër kolegët më të dalluar, më punëtori dhe më fisniku. Më pas ai u zgjodh kryetar u Unionit të Studentëve, kohë për të cilën është meritor i trajtimit të dinjitetshëm të Studentëve. Kushtrimi ishte përfaqësues i pa ndikuar nga politika edhe pse shumë herë ju desh të përballej me ata që i mbështeste politika, por urtësia vizioni që kishte asnjëher nuk krijoi asnjë pakënaqësi për të ndryshuar apo imponuar vullnetin e shumicës.
Sot Kushtrim Ahmeti është në garë për Rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht ky tempull ka shansin të ketë akademikun, njeriun meritor që do ta ngrit nivelin e UT-së dhe do të hap prespektiva të reja…
Mbështetja e Kushtrimit pa dyshim është mbështetje për UT-në dhe për brezat tanë që po vinë pas” shkruan Jahiu.
Ndryshe Universitetit të Tetovës në historikun e tij dy herë i është shkelur autonimoia, duke instaluar rektor nga pushteti por që tani nga zgjedhja e Vullnet Ahmetit ky trend ka ndryshuar dhe UT zgjedhë në mënyrë autonome rektorin dhe organet tjera drejtuese.