U desh të ikë gjithë rinia, që “biznesmenët” të kujtohen t’ua ofrojnë rrogën e merituar
Aktivisti Borçe Stamenov, njeriu që është merita për aksionin “Dhuro kompjuter”, flet për dëbimin e të rinjve dhe pagën që u ofrohet punëtorëve potencial.
“Gjysma e Maqedonisë duhej të shpërngulej, që “shefat e gjorë, që mezi ia dalin mbanë”, të mendojnë të ofrojnë një rrogë që e meriton një punëtor, e denjë për jetën. Megjithatë, realiteti do të jetë gjithmonë ndryshe. Dhe një ditë do të vdesin edhe ata edhe ne. Se si do të mbahen mend është një histori krejt tjetër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.