Maqedoni

Nuk ka asnjë Kushtetutë në botë që e ka gjuhën e dytë me përqindje, si te ne

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se nuk ka asnjë vend në botë që e ka gjuhën e dytë me përqindje si në vendin tonë, përkatësisht 20 për qind. Ai tha se tani me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, mund të hiqet edhe ky numër përcaktues., i turpshëm për shqiptarët.

“Në të gjithë botën nuk ka asnjë kushtetutë në botë që e ka gjuhën me përqindje. Të marrësh kë kushtetutë të duash në botë apo në Evropë që e ka gjuhën me përqindje siç e ka Maqedonia, 20 për qind. Merr edhe Kosovën për shembull, serbët janë 4-5 për qind dhe nuk thotë se ka aq për qind, por gjuha serbe është gjuhë e dytë në Kosovë edhe kaq. Mendoj se është moment i mirë për të ndryshuar këtë shifër”- tha Taravari.