Arrestohen babë e birë nga Shkupi, kërkonin para nga një 21 vjeçar që mos t’ia publikojnë videon
Sot (24.05.2023) zyrtarët policorë kanë privuar nga liria T.S.(18) dhe S.S.(46) nga Shkupi (djali dhe babai) për shkak të dyshimit të bazuat se kanë kryer veprën penale “shantazh”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 259 i Kodit Penal të RMV.
Më datë 20.05.2023, T.S. i ka kërkuar para një 21-vjeçari nga Shkupi duke e kërcënuar se nëse nuk i jep para do të publikojë video të 21-vjeçarit nga Shkupi me përmbajtje eksplicite. I dëmtuari më 23.05.2023 i ka dhënë para T.S, por ai ka vazhduar të telefonojë dhe të kërkojë më shumë para, pas së cilës viktima ka raportuar rastin në SPB Shkup.
“Pasi të dëmtuarit i janë dhënë para të përpunuara teknikisht, ai ka bërë marrëveshje me T.S që t’i dorëzonte paratë përballë një qendre tregtare në bulevardin “K.J. Pitu”. T.S erdhi së bashku me të atin S.S. dhe pas marrjes së të hollave, ata menjëherë janë privuar nga liria nga policët SPB Shkup dhe në një bisedë zyrtare kanë pranuar veprën penale. Pas dokumentimit të çështjes do të bëhet kallëzimi penal sipas nenit 259 të Kodit Penal”, thonë nga MPB-ja.