Maqedoni

Përfundon golgota e shkupjanëve, prej sot autobusët privatë kthehen në qarkullim

Dje u.d. Drejtori i NTP Shkup, Krste Petrevski, ka nënshkruar kontratë me transportuesit privatë dhe nga sot në rrugët e Shkupit do të qarkullojnë 105 autobusë.

Transportuesit privatë do të qarkullojnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52, 54, me 105 autobusë modernë që plotësojnë standardet ekologjike në bazë të thirrjes publike, transmeton Lideri.mk.

Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin e transportit publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTL Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën, thonë nga NTP Shkup. (Lideri)