Lufta e 2001-shit revulucion apo evulucion???
Liridon Ramadani
Lufta e 2001-shit ashtu siç e kishte emrin dhe ushtria që po luftonte si një ushtri çlirimtare (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) u degradua nga udhëheqësit në konflikt të armatosur për të drejta.
Luftë që filloi si përpjekje popullore për realizimin e ëndrrës shekullore për çlirimin e trojeve shqipëtare mbaroi me devijimin e udhëheqësve nga ideali në konflikt për të drejta.
Lufta si koncept është revolucion, e revolucioni bëhet për ti rregulluar punët përnjëherë.
Por a u arrit ky qëllim për të cilin populli ynë i vuajtur sakrifikoi aq shumë?
A është ky realiteti për të cilin luftuan shqipëtaret?
Kam bindjen që secili prej nesh e ka një përgjigje të vetme dhe ajo është JO.
Demantues më të mëdhenj të luftës janë vetë zyrtarët e Bdi-së në krye me Ali Ahmetin.
Po ty pyesësh ata për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve edhe pas 20 vjetëve nga lufta, përgjigja e tyre është që ne po përmisohemi por dal ngadal, gjërat nuk bëhen përnjëherë.
Pra ata sakrificën tonë dhe luftën tonë(revulucionin) që gjërat të përmisohen përnjëherë na e kan shëndrruar në evulucion ku duhet të presim me dekada që gjendja jonë të përmirësohet.
Kjo është tradhtia e dyte që i bëhet luftës, e para nga një luftë për çlirimin e trojeve e shëndrruan në konflikt për të drejta dhe e dyta, nga një revulucion ku të drejtat fitohen përnjëher e shëndrruan ne evulucion ku të drejtat fitohen dal ndadal dhe argument për këtë gjë janë prap zyrtarët e Bdi-së me premtimet e njejta sikur para 20 viteve.
Revulucioni i zyrtarëve të Bdi-së ka kuptim vetëm në nje aspekt dhe ai ështe në aspektin personal, ata nga barinjë u shëndrruan përnjëher ne milionerë me shumë pushtet e shumë privilegje.