Maqedoni

Nëna nga Shkupi i ka dërguar substanca të palejuara djalit të saj në burg

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T.(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe nxjerrje në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Në tetor 2022 i pandehuri, me ndërmjetësimin e shokut të tij, ka blerë disa tableta buprenofinë, pas së cilës i ka futur në produkte ushqimore dhe më pas nëna e tij i ka dërguar me postë të shpejtë në Institucionin Korrektues të Burgut Shtip, ku ai ishte duke vuajtur dënim. Tabletat u gjetën gjatë kontrollit të policisë së burgjeve”, njoftoi MPB.