Opinion

Dy fjalë për brezin e ri duke përfshi edhe fëmijët e mij: Më vjen turp nga rinia e Tik Tokut!

Anita Hoxha
Atdhetare dhe poete e shquar

Ndoshta ju do më shani, do më gjykoni, por unë si poete dua t’ua them dy fjalë, ju brezit të ri, përfshirë dhe fëmijët e mij:
Më vjen turp për një pjesë rinie si ju…po, po më vjen turp e nuk jam krenare aspak !
Ju po bëheni një rini tik-toku, rini
“Big bradher”, rini “Përputhen“, rini kafenesh, rini lakuriqesh…!
Dhe më e keqja është, pa u përpjekur fare për të drejtat tuaja. Na fusni në borxhe, nga 30 mijë paund, për të ikur nga vendi, e akoma më keq, mund të na vishni në të zeza, me ato gomonet e çara,
që janë më vdekjeprurëse se armët e 97-ës.
Ku shkoni…?!
Edhe atje ku po shkoni, po vrisni njëri tjetrin, për shtëpitë e barit, për drogë dhe për femra !!
A nuk mendoni për dhimjen e ne nënave ?
Pse, kur keni ato 30 mijë paund, që ne si lajmë dot për gjysmën e tërë jetës.. pse nuk bëheni 4, 5 apo 7 vetë, të bleni një resort, apo një bisnes, e të rrini në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, me prindërit tuaj ?
Që jeta është bërë shumë e shtrenjtë dhe e pa përballueshme, unë nuk ju vë në faj, por që ju rrini në “ Tik- tok”, me orë të tëra, duke ndjekur shabllonet më të gabuara jetën tuaj, për këtë nuk mund t’iu arsyetoj !
Rrini e mos ikni si frikacak, se jeni e ardhmja e këtij vendi e ngrihuni kërkoni të drejtat tuaja, duke rrezistuar e mos e lëshuar vendin, se po bëni një krim të rëndë !
Shkoni e takoni ata për të cilët votuat, tundëni e shkundëni nga xhaketat e blinduara, që veshin… po vendin mos e lëshoni !
Kjo tokë, është e të parëve tanë, është e prindërve, amanetin e të cilëve duhet ta përcillni brez pas brezi…
Mos u largini nga vendi, po ngrihuni e kërkoni atë që iu takon !
Nuk duam pleqtë e plakat e Gjermanisë, se kemi fëmijet tanë si yje !
Le te bëjmë një betim që s’do largohemi, duke vënë jetën në rrezik…
Të mblidhen të rinjtë e të takojnë kryeministrin e këtij vendi, tregojini të gjitha arsyet,që po u bëjnë të ikni.
Politika ka bërë lojra deri sot, ku secili akuzon njëri-tjetrin për hajdut, po në fakt në burg nuk u fut askush. U bënë milionerë e miliarderë, hap e mbyll dosje të korruptuara, por që në kaq vite, nuk u dënua askush…!
E pra, ju duhet të mos e lëshoni kurrë këtë vend, se është i juaji, dhe nuk gjeni askund në botë ngrohtësinë e tij, por ngrihuni e vendosëni fatin e tij dhe të këtij kombi nē duart tuaja!
Mjaft pitë drogëra, sa po humbni arsyen, shaheni e vriteni me njëri-tjetrin e akoma më keq, për prishje rendi e qetësie, po rriheni nga policia, në mënyrën më brutale !
– Çohu, o rini, çohuni e mos rrini në “Tik- tok” e kafeneve… çohuni të tundet vendi, nga e drejta jote!
Mos e lëshoni vendin kurrë, se një ditë gjaku i të parëvë do të na mallkoi…
Çohu, rini, nga gjumi çohu !