Policia futet në banesën e Shkupjanit, i gjeti armatim nën krevat
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dhënë Urdhëresë zyrtare për inicimin e procedurës hetuese kundër një shkupjani të dyshuar për vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Lideri.mk.
“Policia gjatë kontrollit në shtëpinë ku 35-vjeçari nga Shkupi ka qenë me banim të përkohshëm nën krevat ka gjetur një pistoletë automatike “Zastava M84 – Scorpion” me kalibër 7.65 mm, e cila si armë është plotësisht e ndaluar për qytetarët, si dhe një kornizë për atë. Gjithashtu, u gjet një armë tjetër dhe 72 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjuetie dhe 14 fishekë gjuetie”, njofton Prokuroria.
Gjatë kontrollit në banesën ku i dyshuari ka pasur adresë të regjistruar vendbanimi, janë gjetur edhe 500 fishekë të kalibrit të vogël 4 mm. (Lideri)