Përleshje gjatë zgjedhjes së kryetarit të një “mëhalle” në Prishtinë (VIDEO)
Në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës dje janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkësisë lokale.
Klan Kosova ka arritur të mësojë që procesi zgjedhor nuk ka shkuar mirë, pasi u shoqërua me disa incidente dhe fjalosje mes pjesëmarrësve.
Për zhvillimet në fjalë u njoftua edhe policia, e cila ka arriti ta marrë në kontroll situatën.
Lidhur me këtë ngjarje Klan Kosova ka kontaktuar me drejtorin e Administratës së Komunës së Prishtinës, Bersant Beka, për ta pyetur se cilat kanë qenë arsyet dhe shkaqet që kanë quar në fjalosjen e pjesëmarrësve.
Ai ka thënë se pavarësisht incidenteve që kanë qenë gjatë procesit zgjedhor ata kanë arritur të zgjedhin kryetarin e ri, i cili është Rifat Gashi dhe mori 97 vota pro.