Boksieri Ferati nga Gostivari zuri vendin e parë në Gjermani
Krenaria jonë nga Zdunja e Gostivarit, Emre Ferati, na nderoi me vendin e parë në Gjermani në kategorinë 70 kg në Boks.
“Emre Ferati, djali i vëllait tonë mërgimtarit nga Zdunja Hakim Ferati, vazhdon të jetë çdo ditë krenaria jonë me suksesin e tij në boks.
E urojmë Emren me shpresën që sukseset e tij të vijnë njëra pas tjetrës.
Lutjet tona vijnë për sukseset e tij të radhës!
Urime Emre Ferati!!!”, kanë shkruar bashkëfshatarët e tij, të gëzuar tej mase për titullin e fituar nga Emre.