Kumanovë, për dy ditë policia dënoi 166 shoferë
Policia e Kumanovës gjatë fundjavës ka kryer kontroll aksional për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. Me këtë rast Gjatë dy ditëve rajonin e Kumanovës me rrethinë janë sanksionuar gjithsej 166 vozitës, transmeton Lideri.mk.
“Prej tyre, 120 drejtonin automjet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 28 janë sanksionuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 3 për veturë të paregjistruar”, njfoton MPB. (Lideri)