Rezultatet LIVE: Erdogan udhëheq me 11 për qind, mund të fitojë në rrethin e parë (LIVE)
Presidenti aktual i Turqisë, Recep Taiyp Erdogan po udhëheq me 52.6 për qind, kundrejt 41 për qind të kundërkandidatit të tij, Kemal Kilicdaroglu. Rezultatet e publikuara nga Al Jazeera janë në bazë të 40 për qind të votave të numëruara. Nëse mbetet ky raport deri në fund, atëherë Erdogan do fiton edhe një mandat që në raundin e parë, pa pasur nevojë për raund të dytë.
Ndërkohë Kilicdaroglu dhe përkrahësit e tij thonë se janë në përparësi, duke akuzuar agjencinë shtetërore të lajmeve Anadoly Agency për manipulime me rezultatet e deritanishme.
Numërimin e votave LIVE mund ta përcillni në këtë LINK: https://www.aljazeera.com/news/liveblog/2023/5/14/turkey-election-results-live-news-vote-count-under-way