Strugë: Natën fiken dritat, ditën ndizen
Struganët ankohen për errësirën e thellë që kaplon qytetin e tyre gjatë natës, për dhkak të mungesës së ndriçimit publik. Për këtë arsye, qytetarët kanë frikë të dalin nga shtëpitë fhr banesat e tyre, duke ia shtuar kësaj edhe prezencën e madhe të qenve endacakë, transmeton Lideri.mk.
E revolta e qytetarëve është edhe më e madhe për shkak se dritat që mungojnë gjatë natës, ndizen gjatë ditës. Këtë e ka komentuar me ironi avokati i njohur strugan, Besnik Asani.
“Ne vërtet në mbremje s’kemi drita, ama ditët u a bëjm nur”, ka shkruar Asani në FB. Reagime ka edhe nga shumë banorë tjerë të Strugës, të cilët thonë se qyteti i tyre nuk ka qenë në terr as në kohë lufte. (Lideri.mk)