Nga 3500 maturantë, 900 duan të shkojnë jashtë vendit
Në një anketë të realizuar me maturantë në 13 shkolla në 13 qytete të Maqedonisë së Veriut, 21 për qind e tyre kanë theksuar se dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.
Në krahasim me anketën e mëparshme të realizuar pesë vjet më parë, ka një rritje prej 8 për qind të interesim për tu shkolluar jashtë vendit.
Sllovenia është vendi më i kërkuar për studime, pas së cilës Bullgaria me qytetet Sofje dhe Plovdiv, por edhe Greqia me Selanikun po kthehet sërish në interes.
Nga 3500 maturantë të regjistruar në provimin e maturës shtetërore, 33 për qind janë shprehur se nuk duan të vazhdojnë studimet dhe duan të shkojnë jashtë vendit. Kjo është afër 900 të rinj nga këto 13 qytete dhe nga ky brez të rinjsh.
Sa i përket profesioneve dhe fakulteteve, sërish më atraktive janë profesionet me të cilat mund të gjesh punë jashtë vendit, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë dhe Informatikës.
Këto janë gjetjet e hulumtimit të kryer nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Goce Dellçev”-Shtip, me titull “Rinia, migrimet dhe arsimi”. Anketa ka përfshirë rajonet lindore, veri-lindore, juglindore dhe të luginës së Vardarit.