Një nxënëse në Shkup ka përgatitur listë për likuidum të shokëve të klasës
Ministria e Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës është denoncuar se në një shkollë të Shkupit, një nxënëse ka bërë listë në të cilën ka potencuar edhe kërcënime për bashkë shkollarët e saj. Sipas dikasterit të Brendshëm, rasti është denoncuar nga një grua 47 vjeçare ndërsa rasti është regjistruar në një shkollë fillore në territorin e Komunës Qendër. Pas denoncimit është njoftuar drejtoresha e shkollës, Qendra për punë sociale dhe Prokuria Publike. Organet hetuese janë duke punuar në zbardhjen e motivit. /Alsat.mk