Arritën dronat “Bayraktar” për ushtrinë e Kosovës, u sollën me avionë të Ukrainës
Specialisti me bazë në Holandë që gjurmon fluturimet dhe citohet nga mediat prestigjioze, Gerjon, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se gjatë dy ditëve të fundit janë realizuar katër fluturime nga Aeroporti i Tekirdagut për në Prishtinë, me aeroporlanin “Zetavia” Ilyushin Il-76TD 🇺🇦UR-CTX”, që përdoret zakonisht për dërgesa të mallrave të rënda ose të atyre që s’mund të transportohen ndryshe.
Sipas Gerjon, përmes këtij aeroplani është bërë dërgesa e dronëve Bayraktar, që Kosova kishte shprehur interesim t’i blejë që nga viti i kaluar, raporton Express.
Ai thotë se deri tash janë realizuar katër fluturime dhe që me gjasë s’do të ketë më.
“Sot më herët, ishte edhe fluturimi i katërt me mallra nga Tekirdagi i Turqisë drejt Prishtinës me “Zetavia” Ilyushin Il-76TD 🇺🇦UR-CTX, i cili me gjasë do të dërgojë Bayraktar TB2 UAV/pajisje përkatëse në Kosovë. Bazuar nga ruta e ndryshme (e aeroplanit) që tani është larguar nga Prishtina, mendoj se ky mund të ketë qenë fluturimi i fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, në media mbrëmë është raportuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me pesë dronë Bayraktar.
Sipas këtyre raportimeve, kontrata me kompaninë prodhuese ishte nënshkruar para gati shtatë muajsh nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes për këto raportime, por nga ky institucion kanë kthyer vetëm një përgjigje të përgjithshme, ku as nuk konfirmohet e as mohohet pajisja me këta dronë.
Ibrahim Shala nga kjo Ministri i ka thënë Gazetës Express vetëm se FSK’ja është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ku përfshihet dhe investimi në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake.
“Forca e Sigurisë së Kosovës që nga viti 2019 është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke përfshirë dhe investimin në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake. Në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjik për këtë jemi duke u angazhuar në vazhdimësi, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-së, për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe me gjerë”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Express.
Interesimin e Kosovës për të blerë dronët e famshëm të Turqisë, e kishte zbuluar Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë një interviste dhjetorin e vitit të kaluar.
Damka kishte thënë se Kosova e ka në agjendë dhe se është duke punuar blerjen e dronëve të prodhimit turk, Bayraktar. Çmimi i saktë i këtyre dronëve s’dihet, por vlerësohet se një kushton rreth 5 milionë euro.
Damka kishte thënë se ky është një proces afatgjatë, derisa shtoi se çdo blerje e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.
“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë [Vjosa Osmani] dhe ministri i Mbrojtjes [Armend Mehaj] i kanë vizituar dronët Bayraktar në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpi, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka për AA, pa dhënë detaje të tjera.
Presidentja Osmani kishte zhvilluar vizitë në kompaninë “Baykar”, gjatë një vizite që kishte realizuar në Turqi, në shkurt të vitit 2022. Në njoftimin për këtë vizitë, s’kishte përmendur interesimin e vendit që t’i ketë këta lloj të dronëve pjesë të arsenalit ushtarak.
“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, kishte shkruar Osmani.
Dy muaj pas Osmanit, fabrikën në fjalë e kishte vizituar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai kishte kumtuar se ishte njoftuar për së afërmi me dronët nga Shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar,
“Takimin e radhës e kam zhvilluar në kompaninë Baykar. Gjatë kësaj vizite shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Z. Haluk Bayraktar më njoftoj për së afërmi me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në këtë kompani. Falënderoj z. Bayraktar për respektin e tij ndaj Kosovës dhe gatishmërinë e lartë që Kosovës t’i ofroj zgjedhjet më të mira”, kishte shkruar Mehaj.
Çfarë është droni “Bayraktar”?
Ky lloj droni për herë të parë ka fluturuar më 2014 dhe është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.
Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.
Dronët e tillë të llojit TB2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.
Pavarësisht se çmimi i një Bayraktari TB2 nuk është bërë publik, më herët gjatë këtij viti ishte organizuar mbledhja e fondeve për të blerë dronë të tillë për Ukrainën dhe organizatorët e mbledhjes së këtyre fondeve kishin sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron.