Washington Post: Nëse Erdogan mer edhe një mandat, autoritarizmi do degjenerojë në diktaturë!
Pas artikullit të “Economist” që kritikoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan për kolapsin e vendit, tashmë edhe “Washington Post” shkruan se në Turqi rreziku i një diktature është shumë i afërt.
“Vetë turqit duhet të shqetësohet se autoritarizmi do të degjenerojë në diktaturë nëse Erdogan do të fitojë edhe një mandat tjetër”, shkruhet në artikull.
Më tej vijon: Erdogan, 69 vjeç sundon një vend me rëndësi strategjike për NATO-n, me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës.
Ai ka krijuar një rol për veten e tij si një lloj ndërmjetësi midis NATO-s, dhe presidentit rus Vladimir Putin, me të cilin ai mban lidhje që kanë minuar aleancën perëndimore edhe pse ajo përfshihet në një luftë indirekte për të zmbrapsur sulmin shkatërrues të Rusisë në Ukrainë.
“Washington Post” kthehet tek ajo që ai ka bërë në vendin e tij dhe dëmet janë shumë të mëdha. Ai ka burgosur kundërshtarë politikë, gazetarë dhe të tjerë që e kanë kritikuar atë dhe ka kufizuar hapësirën për të lulëzuar shoqërinë civile dikur të gjallë të Turqisë, një goditje që është intensifikuar që nga tentativa e dështuar për grusht shteti në korrik 2016.
Gjykatat turke janë kthyer në instrumente për dënimin e tij. Organizatat e pavarura mediatike janë heshtur kryesisht. Në publik, shumë turq kanë frikë të thonë mendimin e tyre. Institucionet janë përkulur para frikësimit të tij. Një shembull i tillë është banka qendrore e Turqisë, e cila uli normat e interesit me urdhër të tij, duke nxitur inflacionin që arriti në 85%.vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare që ndoshta nënvlerësojnë normën e vërtetë.