Kolumna

Drejtuar atdhedashurve shqiptarë të quajtur mërgimtarë: Regjistrohuni!

Krenare Hasani

Edhe sa do vazhdoje kjo?
Pyes veten kush do jene te fundit qo do mbajne ne kembe kete vend?
Sa pak kemi mbetur pa ju mergimtarë, verehet kur ktheheni nga kurbeti dhe tash qe s’ju kemi. Me prezencen tuaj i jepni nje fryme tjeter vendit. Ka kohe qe se kemi ndjer prezencen tuaj. Kjo pandemia mbylli perkohesisht dyert e shpreses qe kishim brenda nesh.
Edhe pse larg atedheut, asnjeher largesia s’ka qene aq e madhe sa te shkepus mergimtarin dhe vendlindjen nga njeri tjetri.
Gjithmone te gatshem per te kontribuar ne kauza kombetare, te cfardo natyre. Se fundmi shprehen gadishmerin dhe e kuptuan momentin e rendesishem historik te regjistrimit te popullsise ne Maqedonine e Veriut. E kuptuan se ky regjistrim nuk eshte vetem statistikor, por edhe kombetar, politik e historik. Regjistrim nga ku burojn te drejtat e reja te shqiptarve e ku do te betonohen te arriturat e deri tanishme.
Regjistrimi i popullsise mua personalisht do me jepte nje pasqyre baze, ku pastaj aj rezultat do jete nje fillim e ndoshta nje sqarim i shume gjerave te deritanishme. Andaj jam e mendimit qe duhet te behet si i ka hije dhe pa vazhdime e manipulime, ndersa ju mergimtare regjistrohuni te gjithe, nga i pari tek i fundit, sepse ju dhatë gjithcka per kete vend, tash jepni edhe te dhenat qe te faktorizoheni dhe cmoheni ne kete vend, ashtu sic e meritoni!
Regjistrohuni🙏
Krenare Asani

(Shkruar nga Krenare Asani, studente ne UT ne lenden “Komunikimi dhe marredhenia me publikun, opinion per publikun)