Ka ndërruar jetë 33 vjeçari nga Shkupi
Një 33-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur të hënën pasdite në një banesë në afërsi të stadiumit të qytetit dhe parkut të Frankofonisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Me datë 01.05.2023, në ora 14:37, në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në ul. “Jordan Haxhi-Konstantinov Xhinit” ka ndërruar jetë S.S. (33) nga Shkupi”, njofton MPB, transmeton Lideri.mk.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. (Lideri.mk)