Maqedoni

Tragjedi në Shkup, humb jetën punëtori i ndërtimtarisë nga Turqia

Nga lëndimet e marra në kantierin Limak në qendër të Shkupit, mbrëmë ka ndërruar jetë një punëtor ndërtimi 34 vjeçar.

Sipas informacioneve fillestare, punëtori ka rënë nga një skelë në kantier. Ai është dërguar në klinikat e Shkupit ku ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit, transmeton Lideri.mk.

Pas njoftimit të lajmit për tragjedinë, ka ndodhur edhe një incident në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje. (Lideri.mk)