Maqedoni

Funksionarët këtë javë marin rrogat e rritura që i kundërshtuan me fjalë

Paga e parë me rritje prej 78% në llogaritë e funksionarëve duhet të hyjë këtë javë. Deri 70.000 denarë mund të rriten pagat e tyre, njofton KlanM.

Rritje më të madhe nga ky muaj do të kenë Presidenti Stevo Pendarovski, Kryeparamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski, që, sic percjell KlanM, sipas kierarkisë janë në krye të shtetit dhe për ta paga mesatare e vitit të kaluar shumëzohet me koeficientin më të lartë prej 4.5.

Sipas llogarive të reja, Kryeparlamenti do të ketë pagën më të lartë prej 166.000 denarë, 1.500 denarë më tepër se Presidemti. Paga mujore e Kryeministrit do të jetë 156.000 denarë ose më tepër se 2.500 euro, njofton KlanM.

Në listë të rritjes së pagave janë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nënkryetarët e Kuvendit, më pas Zv/Kryeministrat, Ministrat, Deputetët, Kryebashkiakët dhe personat tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.

Pas reagimeve të ashpra në opinion për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria paralajmëroi se është duke menduar për uljen e koeficientit për llogari, kurse më pas se do të bëhet një ligj tjetër që do t`i rregullojë pagat, por kur kjo do të ndodh, ende nuk dihet.