Fqiu rrahu nënë e bijë në Shkup, shëtitet i lirë (VIDEO)
Nënë e bijë janë rrahur brutalisht nga fqiu i tyre në një lagje të Shkupit.
Sipas KlanMaqedoni, dhuna e ndodhur këtyre ditëve është vetëm kulminacioni i dhunës disa vjeçare që 55 vjeçarja Z.Z dhe 25 vjeçarja M.Z po e durojnë me vite nga fqinjët e tyre.
25 vjeçarja M.Z është arsimtare, që dy ditë po mungon në shkollë sepse nuk mund të dal para nxënësve me varrë në fytyrë.
Edhe pse policia e arrestoi dhunuesin, Prokuroria nuk kërkoi masë paraburgimi, e ai edhe sot jeton përballë, në 30 metra larg shtëpisë së viktimave.
“Sot dhunuesi është ende në liri dhe ju duhet të jetoni në 10 metra prej tij. A frikësoheni, si do të fleni sonte?
Frikësohemi po! Edhe mbrëmë frikësoheshim, nuk kemi bërë gjumë aspak posaçërisht nëna ime që ka shumë trauma prej vitesh”, tha ajo.
Nëna 55 vjeçare, përveç se është dashur të rritë një jetim e vetme, me vite po duron edhe torturat e fqinjëve. E gjithë kjo ka për qëllim që tua marrin pronën dhe ti largojnë nga vendi ku jetojnë. Duke pas parasysh se janë dy gra me një rrogë, ata nuk kanë mundësi që ta lënë shtëpinë dhe të largohen. /KlanMacedonia