Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë
Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në Greqi.
Sipas mediave greke, 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon.
Viktimën e ka gjetur një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.
Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.