Mirëserdhe zonja presidente, pritje madhështore për Vjosa Osmanin në Tetovë (FOTO)
Vizita e zonjës Osmani në Tetovë nuk mund të kalonte pa mos e vizituar shkollën “LIRIA”, ku nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur mirë se ardhje të ngrohtë për zonjën Osmani. Me pika muzikore si dhe me interpretim të poezive nxënësit përçuan energjinë dhe atdheashurinë e tyre ndaj vendit.
Në sheshin “ILIRIA”, nën vallet dhe tingujt e mrekullueshëm të interpretuar nga valltarët dhe solistët e SHKA “Xheladin Zeqiri”, së bashku me presidenten bashkëbiseduam me figura dhe veterane të arsimit, të cilat kanë lënë mbresa dhe jane figura të dalluara të qytetit të Tetovës. Në bashkëbisedim e sipër, znj. Osmani i shijoi ushqimet tradicionale si dhe bakllavën tetovare.
Në fund, vizituam edhe Xhaminë e Larme e cila është ndërtuar në vitin 1495. Si objekt paraqet një kompleks në vete, veçohet për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë, e të cilat datojnë me shekuj. Zonja Presidente nga afër u njoftua me historikun e xhamisë!