Maqedoni

Xhaferi: Marrëveshja me ”Behtel & Enka” do të prezantohet para deputetëve me certifikata sigurie

Letra e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski ku pajtohet që Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D t`u prezantohet deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie ka mbërritur në Kuvend dhe koordinatorët e grupeve parlamentare tashmë janë njoftuar – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi, njofton KlanM.

Por, Xhaferi nuk ka njohuri se në cilin komision dhe sa deputetë posedojnë certifikata sigurie për të marrë pjesë gjatë prezantimit të Marrëveshjes.

Sipas tij, më 2 Maj do të ketë koordinim kurse dje I ka njoftuar koordinatorët të mendojnë për kohën. Sipas Xhaferit, nuk dihet prezantimi mund të ndodh edhe këtyre ditëve.

Kryeparlamentari Xhaferi, sic njofton KlanM, ka theksuar se nuk e ka marrë marrëveshjen dhe nuk e di përmbajtjen duke potencuar se nuk është punë e tij. Ai ka bërë të ditur se Marrëveshja nuk do t`u dorëzohet deputetëve me certifikatë sigurie por vetëm do të prezantohet para tyre, me arsyetimin se bëhet fjalë për dokument të klasifikuar.

Kryetari I Kuvendit, në brifingun me gazetarë njoftoi se Propozimi për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune me procedurë të shkurtuar, nuk është tërhequr, por pritet të nisin me punë edhe komisionet tjera që kryesohen nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndryshe, sic njofton KlanM, nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së, që posedojnë certifikata sigurie, javën e kaluar I dërguan një letër Kryeministrit Kovaçevski që t`ua dorëzojë marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Nga Qeveria u përgjigjën se përfaqësues të qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridoreve do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e marrëveshjes në procedurë përkatëse parlamentare.