Maqedoni

Limani nuk i beson qeverisë për korridoret

Limani nuk i beson qeverisë për korridoret

Lëvizja Besa nuk beson se qeveria do ta realizojë projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Nënkryetari i partisë Fatmir Limani tha se për 20 vjet në pushtet BDI-ja nuk e bëri as projektin e kanalizimit në Zajaz dhe as nuk përmbushi premtimin për spitalin e Kërçovës. Limani në Emisionin 200 që transmetohet sonte në orën 22:15 në Alsat foli edhe për pasurinë sipas tij të paligjshme të kreut të partisë Ali Ahmeti dhe funksionarëve të tjerë të partisë.

“Projekt që kushton 2 miliardë euro ta realizojë një subjekt i cili drejtohet nga lideri i cili për 20 vite premton kanalizimin në Zajaz i cili kushton jo më shumë se 200 mijë euro, do të bëj 2 miliardë euro projekt? 20 vite janë në pyetje kanalizim, nuk kanë WC në Zajaz le ti rregullojnë njëherë ato pastaj do të flasim për këto projekte madhore. Vërtet mendoni se do të realizojnë 2 miliardë euro projekt, subjekt i cili spitalin e Kërçovëc për të cilin disa herë janë ndarë nga 1 ose 2 milionë euro janë keqpërdorur dhe rri si han kuajsh, e gjithë kërçërvorët vijnë në Shkup ose dalin jashtë shtetit për t’u kuruar. Vërtet mendoni se do të këto do të investojnë 2 miliardë euro se Banka Botërore do t’u besoj, se nuk i sheh se kanë vjedhur edhe fondet në Ministrinë e Arsimit edhe për çështjen e librave të nxënësve”, u shpreh Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.