Sport

Mediat turke, trajneri i mirënjohur vjen në

Synimi i Juventus-it sezonin e ardhshëm është të kthehet protagonist dhe sipas një postimi të gazetarit turk Ekrem Konur, Zinedin Zidan do të jetë trajneri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”.

Francezi do të kthehej në Itali pas 22 vitesh, në vitin 2001 u largua nga bardhezinjtë si futbollist për t’u transferuar te Real Madrid. Në këtë rast, ai do të zbarkonte në stolin bardhezi pasi stërviti “Los Blancos”, duke arritur një nga objektivat e tij. Zidan nuk e ka fshehur kurrë se do të bënte ndonjë sakrificë për stolin e Juventus-it, zbarkimi në sezonin 2023-24 shkon pikërisht në këtë drejtim. Domethënë, me një rrogë të kufizuar (hipotezë, pesë milionë në vit) dhe një skuadër për t’u rritur me të rinjtë e shumtë të Next Gen.

Emri i Zidanit emocionon tifozët e Juventusit, të bindur se ish-mesfushori mund të jetë njeriu i duhur për t’i dhënë sërish një lojë skuadrës. Zidan në koleksionin e tij si trajner ka tri triumfe radhazi në Ligën e Kampionëve me Real Madrid-in, një ecuri e jashtëzakonshme për një ekip që shpesh ka dështuar në Europë. Ardhja e Zidanit mund të zhbllokojë edhe disa marrëveshje nga La Liga, si ajo për lojtarin me kosto zero Asensio, si dhe një rikthim i mundshëm i Morata-s, i cili luan aktualisht tek Atletiko Madridin.