Bankat shkollore po na mbeten zbrazët!
EVOKIM QË MË RRËNQETHË SHPIRTIN EDHE PAS 20- VITEVE
Etem Xheladini
Po evokojë një ngjarje që më ndodhë para dy dekadave, në vitin 2002, në shkollën fillore “Naim Frashëri” Kumanovë, në klasën ku isha kujdestar, në pushimin e gjatë, pak para se të fillon ora e mësimit, si çdo herë po shikoja lëvizjet e nxënësve dhe paprimtas u dëgjua një zë nga mbrenda në klasë, të gjithë nxënësit po edhe arsimtarët që u gjendëm aty para klasës, po edhe koridorit i kthyem shikimet andej për të parë, se kush po fliste ashtu me një zë të mallëngjyeshëm.
Njera prej nxënësëve quhej Alisa, ishte në klasën time, ku isha kujdestar, klasa e VII-6, ate po e ftonin, familja e saj, me që ate ditë po migronte (shkonte) për në Gjermani.
Të gjithë u tronditem dhe u çfaqë qetësi përnjëherit.
Filluan nxënësit të merren ngrykë me Alisen të gjithë me rend, ishte pershendetja e fundit me nxënësit, me që nga atëherë më kurrë nuk do të takohen në shkollë.
Më pas e priste vetura për të shkuar te stasioni i autobusit, ku do të niseshin për Gjermani, pak para drekës, ora 11.00, me ”AUTOBUSIN E NDARJES” ashtu ta quaj.
Pasi u përshëndetëm e përcollem deri te dera e daljes nga shkolla, u kthyem e gjithë klasa ime, e shumë nxënës shoqe e shokë të Alises në oborrin e shkollës, po askush nuk deshi të flasë e loz më.
Të gjithë u prekën, nga sytë u rridhnin lot mallengjimi.
Ky fenomenë i dhimbshëm sot ka marrë hovë, po ndëgjojmë të dhëna të sakta ku po thuhet se u zbrazën më tepër se gjysëm shkollat këto vite, kemi fshatra ku shkollat shkojnë drejtë shuarjes, nuk ka më nxënës në banka shkollore. Askush tani nuk mendon se do të kthehen ata që migruan e po migrojnë në familjarët e tyre, e ku më, me ju kthyer bankave shkollore, këto ndarje po dëshmohet se ishin shumë tragjike dhe të dhimshme, edhe pse këto vendime thuhet se u morën për të siguruar kafshatën e bukës.
Mua si arsimtar me përvojë pune mbi 42 vjeçar, më se tri vite pensionist, asnjëherit nuk m’u largua nga memoria ai moment i dhimbshëm.
Kjo dhimbje tani kohëve të fundit sa vije e shtohet, pos që po na mbeten bënkat shkollore pa nxënës, po na mbeten edhe shtëpit pa njerëz, zbrazët, aty këtu një apo dy pleqë, shumë shtëpi të mbyllura.