Maqedoni

Kovaçevski: Kemi sjellur investimet më të mëdha të huaja deri më tani

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në takimin me qytetarët nga Gazi Baba u shpreh se politikat e Qeverisë sjellin përfitime dhe rezultate konkrete.

“Shteti sot i korr frutet e asaj që kemi punuar gjatë kësaj periudhe. E sollëm investimin më të madh të huaj që nga pavarësia. Investimi është 205 milionë euro, në zonat e Shkupit dhe Shtipit. Gati 4.000 vende të reja të punës në kompaninë “Jagleo”, u shpreh Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi me konceptin e ri për nxitjen e investimeve, Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e destinacioneve për tërheqjen e investimeve nga kompani me renome dhe kjo sjell përfitime për qytetarët dhe shtetin.

“Dy vitet e fundit me modelin e LSDM-së, shteti arriti marrëveshje për investime të huaja në vlerë prej 650 milionë euro. Me këtë investim, arritëm të tejkalojmë 850 milionë euro investime të huaja”, u shpreh ai.

Ai po ashtu theksoi se me qeverisjen e LSDM-së tani paga mesatare është rritur bashkë me pagën minimale.