Lazim Destani vazhdon traditën, ndan mijëra kupona nga 10.000 denarë për festën e Bajramit
Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, këto ditë në prag të festës së Bajramit ashtu si çdo vit për dekada me radhë, sërish u gjendet pranë familjeve në nevojë. Në mbështetje të këtyre familjeve ai edhe sivjet ka ndarë kuponë me vlerë për furnizim me artikuj ushqimor dhe higjienik.
Në rrjetet e tij zyrtare Lazim Destani shkruan se përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania Ecolog realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore.
Ja në vijim postimi i tij i plotë:
“Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania jonë realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore.
Ndihem mirë dhe uroj që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti.”