Opinion

Fetai: Ska shqiptar që s’e perkrah Korridorin 8, mbajtja fshetë e kontratës hapë dyshime për korrupsion

Shkruan: Arben Fetai

Nuk ka shqiptar që nuk e përkrahë ndërtimin e korridorit 8, prandaj edhe askush nuk kundërshton faktin se ai po bëhet pa tender, pa ofertë dhe pa konkurrencë.

Megjithatë, mbajtja sekret e kontratës, aq më tepër kur kihen paraqysh përvojat e këqija në Shqipëri dhe Kosovë, rrit panevojshëm dyshimet për korrupsion dhe abuzime nga ana e qeverisë.

Sekreti nuk arsyetohet me asgjë. Kontrata duhet të publikohet sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë se çka po blejnë me paratë e tyre.