LSDM: VMRO-DPMNE akuzon kompaninë amerikane Bechtel për krim
Si shumë herë më parë, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, por tani kanë shkuar një hap më tej dhe e akuzojnë kompaninë amerikane me famë botërore si Bechtel për vjedhje të parave dhe kryerjen e krimeve, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“VMRO-DPMNE qëllimisht po përhap gënjeshtra për projektin strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.
Investimet në seksionet rrugore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D janë historikisht investimet më të mëdha në infrastrukturë, të cilat më në fund do të përfundojnë një projekt strategjik dhjetëvjeçar në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Me LSDM shteti po zhvillohet, në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë, është e njëjta parti e regjimit, e cila mbetet simbol i korrupsionit dhe krimit”, thonë nga LSDM.