77 vjeçarja nga Shkupi fitoi shtetësinë, nuk mund t’i mbajë emocionet: Le ta shohin të gjithë… (Video)
MË E MOSHUAR SE VET SHTETI, POR 63 VJET PA SHTETËSI
Pas storjes së Klan Maqedoni për 77 vjeçaren e cila për më shumë se gjysmë shekulli iu mohua shtetësia e Maqedonisë, më në fund reaguan institucionet kompetente. 77 vjecarja Sefije Zejneli, edhe pse më e moshuar se vet shteti, më në fund u pajis me dokumentin e nënshtetësisë. Në këtë ngjarje asistoi dhe Klan Maqedoni.
Më vjen keq por jam lodh. Turp i madh është, babai këtu, të gjithë këtu kemi lindur.
Lotët e Muhamedit, u shndërruan në buzëqeshje.
I kam dy djem dhe kam edhe familjarë atje në Gjermani.
Nipa e mbesa a ke atje?
Po, të djalit, po
A dëshiron t’i shohësh ato?
Po foli në telefon por e kotë
E më në fund, Sefije Zejneli do të mund ti sheh edhe nipat e mbesat.
Le ta shohin krejt që e kam marrë unë. Që unë e kam marrë.
A je e lumtur?
Vallahi shumë. Shumë jam e lumtur. Allahu ju ruajt.
Tash do të realizohet ëndrra të shkosh në Gjermani ti shohësh edhe nipat e mbesat.
Inshalla.
Mos të rrish atje se na duhesh.
”Jo, ka me ardh. Tre javë ka me nejt edhe ka me ardh. Boll na ikën të rinjtë, mos të na ikin edhe pleqtë. Jo, ka me ardh. Nuk e lëshoj vendin tem une” – tha Sefije Zejneli.
Edhe pse është më e moshuar se vet shteti, edhe pse ka jetuar në Shkup 77 vjet aq sa është edhe e moshuar, nënës Sefije iu ka mohuar e drejta që të ketë shtetësinë.
Më në fund, ky proces i gjatë përfundoi. E i biri i saj, Muhamedi kishte vetëm fjalë miradije për sektorin në MPB që për tre ditë e përmbylli një proces 60 vjeçar.
Gjithçka filloi kur njëri udhëheqësit e këtij sektori e kishte parë kronikën e Televizionit Klan Macedonia, më pas, të mërkurën ai është thirrur që të aplikojë sërish, që për 1 javë të përmbyllet kjo çështje. /KlanMacedonia/