Mërgimtari Besim Ajeti sportist i shquar, agjërueshëm udhëton deri 80 km, ngjitet maleve bashkë me djalin 7 vjeçar (Video)
Besim Ajeti është mërgimtar shqiptar në Zvicër nga Ferizaji. Përveç se punëtor i dalluar, Besniku është edhe sportist i shquar. Pasion i tij është alpinizmi dhe ecja në distanca të mëdha.
Hobi tjetër është edhe zhytja në liqene të akullta.
“Jam marë me sporte si çiklizëm, snowbord, inline skating, madje kam marë pjesë Inline Skating Marathon 2007 në St. Moritz, zhytje, kikboks etj. Tash hoqa dorë nga gjitha sportet tjera për ecje në këmbë dhe alpinizëm”, thotë Besimi në deklaratën e tij për Lideri.mk.
Edhe pse agjëron rregullisht gjatë nuajit të Ramazanit, Besimi nuk ndalet. Edhe gjatë këtij muaji kalon distanca të mëdha.
Distancën më të madhe ka kaluar në vitin 2021, kurse sivjet ka për qellim ta tejkalojë.
“Gjatë vitit 2021 kam ecur 6.530 kilometra, që i bie mesatarshit 19 kilometra çdo ditë. Mirëpo ka pasur raste kur kam kaluar edhe më shumë kilometra. Ecjen më të gjatë agjërueshëm r kam pasur 80 kilometra, kurse jashtë Ramazanit kam kaluar edhr distanca 112 kulimetra. Bëj edhe zhytje në ujërat e akullta, ecje zbathur në borë e kështu me radhë”, thotë Besimi.
Në arritjet e tij senzacionale, ai shpeshherë shoqërohet nga djali i tij, Eliani 7 vjeçar.
“Eliani deri tani është ngjitur 16 herë në disa maja të larta malore si ne Sàntis -Zvicër 2502 metra,Luboteni 2498 metra në Kosovë dhe majën më të lartë deri tani Scheseplana 2936 metra në Austri. Këto maja i ka ngjitur si 6 vjeçar, kursr tani që ka mbushur 7 vjet synon të ngjitet në maja më të larta se 3.000 metra.
Ëndërra ime është qe djalin tim ta bëj sportist profesional nën flamurin tonë kombëtar edhe pse jemi shtetas zvicerranë”, thekson Besimi duke folur me emocione të theksuara.
Shumë prej arritjeve të Besim Ajetit dhe djalit të tij tingëllojnë të pabesueshme, por për t’u bindur mund ta përcillni në Instagram ku mund ta gjeni si “Besim.Ajeti.56” dhe në Tik Tok si “BesiFit”.