Kryetari i Nju Jorkut vizitoi xhaminë shqiptare me rastin e Ramazanit, bashkë me imamin bëjnë shqiponjën (Foto)
Të hënën kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams vizitoi Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Bulevardin Victory në Nju Jork, dhe vizitoi xhematin e udhëhequr nga Imam Tahir Kukaj, Imam Ferid Bedrolli dhe Imam Zurkani Vardar, shkruan portali Lideri.mk
“Komunitet shqiptar është vetëm një komunitet solid. Ata besojnë, si unë, në sigurinë publike, arsimin, bizneset e vogla, familjen dhe lutjen” deklaroi Adams.
Vizita e tij ishte me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Si edhe shumë herë më parë, nënkuptohet që kryetari Adams nuk ka leshuar rastin për të bë shqiponjën bashkë me imamin, Tahir Kukaj.
“Pavarësisht se çfarë thotë dikush, është koha për t’u lutur”, shtoi Eric Adams, kryetar i Nju Jorkut. (Lideri.mk)