Edmond Ademi mori detyrën e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Spanjë
Sot në Ministrinë e jashtme të Spanjës Edmond Asemi dorëzoi kopjen e letrave kredenciale si ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Spanjë, shkruan Lideri.mk.
“Mardhënie të shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve dhe me plot hapsirë për bashkëpunim më të thellë në shumë sfera”, ka shkruar me këtë rast ambasadori Ademi.
Vitin e ardhshëm 2024, të dy vendet do të shënojnë 30 vite të marrëdhënieve diplomatike.