Kosovë

Halil Kastrati e bën me shtëpi snajperistin amerikan të UÇK-së (FOTO)

Ish-ushtari amerikan, Michael Walter Spath, është bërë me shtëpi të re. Lajmin e ka konfirmuar humanisti Halil Kastrati, i cili tha se nga sot ish-ushtari amerikan që shërbeu edhe në Kosovë, do të jetojë në një banesë të re.

Michael Walter Spath ishte vullnetar në luftën e Kosovës, snajperist në Koshare. Gjenerali Hysen Berisha gjithmonë e ka vlerësuar atë, derisa edhe sot ka thënë se ai ka luftuar sa 500 luftëtarë të tjerë. Më poshtë fotografi nga ceremonia e ndarjes së banesës.