Konfiskimi i pasurisë joligjore, pika më e dobët e funksionarëve të korruptuar politikë
Shkruan: Hasim Murtezani
Maqedonisë i nevojitet një qeveri e cila do ta godet krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe jo një qeveri e cila do bëj pakt e kompromisë me ta!
Goditja e parave të zeza apo konfiskimi i parave të vjedhura publike është pika më dobët e funksionarëve politik të cilët nëpërmjet këtyre parave kanë akumuluar më pas forcë politike dhe kanë realizuar fitoren e zgjedhjeve!
Pse është shumë i rëndësishëm kthimi i këtyre parave në buxhetin shtetërorë?
E para, rikthimi i besueshmërisë në institucionet e vendet dhe vendosjen e sundimit të së drejtës;
E dyta, forcimi i buxhetit shtetërorë duke ditur se bëhet fjalë për qindra miliona euro dhe investimi i tyre në dobi publike me karakter të përgjithshëm gjithë qytetarë;
E treta, dekriminalizimi i grupeve mafioze politike dhe oligarke duke ditur se përmes atyre parave të vjedhura janë realizuar dhe shumë keqpërdorime të tjera të ndërlidhura me vrasje politike, fitore zgjedhore dhe duke instaluar influencë në organet e drejtësisë dhe prokurorisë me joshje korruptive në favor të vendime gjyqësore dhe ikjes nga përballja me drejtësinë!