Aksident në Grupçin, tre persona të lënduar
Pasditen e djeshme në magjistralen Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin janë lënduar tre persona. Aksidenti ka ndodhur kur një veturë me targa të Kërçovës ka goditur një veturë tjetër që ishte ndalur anash rrugës.
– Në ora 16:50 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, para kthesës për Grupçin, automjeti i llojit “Volkswagen Touran” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.D. (46) nga fshati Srbicë- Kërçovë, ka goditur automjetin e ndaluar “Peugeot 208” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin shoferi Z.F.(52) nga Struga dhe pasagjeri Z.F.(24) nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në veturën “Peugeot”, Z.F., ndërsa lëndime trupore janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës edhe te dy shoferët.
Një ekip nga SVR Tetovë ka bë hetime në vendin e ngjarjes, njoftoi MPB.