Të shtëna në Çair pas poliklinikës
Sonte ka pasur të shtëna prapa Poliklinikës në Çair të Shkupit, shkruan Lokalno.mk.
Sipas informacioneve të para, dy grupe kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, me pasojë të plagosur, transmeton Lideri.mk
Të lënduarit po dërgohen aktualisht në spital, ndërsa ende nuk ka informacione për viktima.
Më vonë pritet të ketë më shumë informacione nga Ministria e Brendshme.